Passati i ri bëhet rekorder botëror

Volkswagen Passat në pranverë do të thyejë kufirin prej 30 milionë ekzemplarësh të shitur dhe kështu të bëhet modeli i parë i klasës së mesme në botë, të cilit kjo i ka shkuar përdore, transmeton Sakte.net.

E rekordin e ri Passati do ta presë me një botim të ripërtërirë. Premiera e redizajnimit është në mars, ndërsa në treg Passati i ri arrin gjatë vjeshtës. Në fotografitë tashmë të publikuara shihet se dizajni i jashtëm nuk është prekur shumë, shumica e ndryshimeve janë nën karroceri dje Passati duhet të bëhet Volkswageni më i avancuar në treg.

Risi absolute është sistemi IO drive, duke iu falënderuar të cilit Passati mund të vozitet pjesërisht i pavarur në cilën do shpejtësi, nga 0 deri në 210 km/h.

Pos kësaj, ky tip sjell edhe drejtuesin e ri, i cili e regjistron prekjen e shoferit dhe paraqet ndërfaqe për drejtimin me sistemet e automobilit.

Risi tjetër është Emergency Steering Assist, i cili me rregullimin e frenimit e shton sigurinë me rastin e shmangjes nga pengesat. Nga Touaregu janë marrë dritat LED Matrix./Sakte.net

Lini Një Koment