PD me pamje të tjera me parcelat e kanabisit

  • Sakte.net …E premte 0ra; 12:36

 

Partia Demokratike përmes një materiali video shpërndarë mediave, pretendon kultivimin e drogës në zonat e Kolonjës. Sekretari Salianji thotë se zona është në mbrojtje të njerëzve shumë pranë kryeministrit.
“Ku vjen shpesh edhe i vëllai i kryeministrit, i cili flitet nga banorët që na kanë sjellë në këtë zonë, që u ofron mbrojtje të drejtpërdrejtë duke telefonuar shefin e komisariatit, duke telefonuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për të lejuar mbjelljen e kësaj bime. Gjithë lugina dhe zona është e mbjellë dhe e rrethuar në këtë formë dhe këtu jemi në vetëm disa qindra rrënjë të cilat janë mbjellë për herë të dytë ose të tretë.”
Për opozitën, drejtues të policisë, me urdhër të Edi Ramës, janë vënë në dispozicion të menaxhimit të këtij biznesi kriminal.

 

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë