PDIU do zyrtarizojë marrëveshjen me PD-në? Idrizi takim sot me Bashën

Ndonëse kjo e sotmja një ditë pushim, siç duket nuk vlen për kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Paraditen e sotme lideri i opozitës do të zhvillojë një takim me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Takimi në fjalë do të zhvillohet në një nga hotelet e njohura në kryeqytet.

Po ashtu bëhet e ditur se pas takimit mes dy zyrtarëve, do të flitet edhe për afrimin e PD me PDIU, lëvizje kjo e fundit nga Shpëtim Idrizi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Idrizi njoftoi shkëputjen e koalicionit me PS.

Pas këtij hapi nuk vonoi edhe oferta e Bashës, i cili nga Durrësi ftoi Idrizin që të ishte pjesë e nismës së opozitës për të larguar Ramën nga pushteti.

Ditën e djeshme Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës në ‘News24’ foli për goditje nga ana e mazhorancës dhe faktin se kjo e fundit i ka vjedhur mandatet.

Shpëtim Idrizi tha se nuk e ka problem se në koalicionin e opozitës është edhe PBDNJ e Vangjel Dules.

Sipas tij, kudo që shkon PDIU, partia e Vangjel Dules ikën.

Lini Një Koment