PDK i rrahu – Vetëvendsoje u përshëndet me protestues të shoqërisë civile

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se pajtohet me shoqërinë civile me marshin e tyre protestues kundër ndryshimit të Projektiligjit për Financimin e Partive Politike.

“Sot, mirëpritëm marshin “Refuzoj” të organizuar nga dhjetra organizata të shoqërisë civile të cilët ndaluan edhe para zyreve tona, në kuadër të marshit të tyre protestues pranë secilës seli të subjekteve politike në kundërshtim të projektligjit për financimin e subjekteve politike”.

Lëvizja Vetëvëndosje janë shprehur se janë pro rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga subjektet politike.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kohë më parë pati deklaruar qëndrimin në lidhje me këtë projektligj duke theksuar se është pro rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga subjektet politike, por është absolutisht kundër neneve që janë antikushtetuese dhe shkelin vullnetin e votuesit siç është rasti me nenin 6 që ka të bëjë me financimin e subjekteve politike”.

Vetëvendosje përmes Facebookut kanë dënuar rëndë sulmin fizik dhe kërcënimin që ju bë aktivistëve të shoqërisë civile nga zyrtarë të PDK-së në selinë qendrore të kësaj partie politike.

Vetëvendosje ka kërkuar që ky gjest antidemokratik dhe kriminal të dënohet edhe nga organet e drejtësisë. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme