PDK parapëlqen arbitrazh ndërkombëtar për demarkacionin

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet, por , sipas tij, për shkak të kundërshtimeve të shumta, zgjidhja më e favorshme do të ishte ndekja e shembullit Slloveni-Kroaci, në mënyrë që kjo çështje të mbetet e hapur për revidim apo arbitrazh ndërkombëtar.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka thënë se për një gjë të tillë duhet të ketë pajtim në mes të dy shteteve.

Ai ka theksuar se opozita nuk i ka ndihmuar procesit të demarkacionit, pasi e ka politizuar skajshmërisht atë.

Ndërsa, duke iu referuar koalicionit qeverisës, Grabovci ka thënë se disa ministri nuk kanë qenë në nivel të detyrës, e sipas tij, është koha që partnerët e koalicionit ta vlerësojnë punën e gjithsecilit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë