PDK po mobilizohet për zgjedhje të reja: Ja çka tha Kadri Veseli para Këshillit të Përgjithshëm!

Partia Demokratike e Kosovës duket se ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e reja.

Është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ai i cili i ka ftuar të gjithë strukturat që të mobilizohen, raporton gazeta Blic.

Ai në fjalën e tij, ka ftuar që të gjithë të rinjtë dhe ata që besojnë në PDK, t’i bashkohen kësaj partie.

“Ne do t’i fitojmë sërish zgjedhjet”, tha ai, duke mos dhënë detaje se kur pritet të mbahen ato, raporton Gazeta Blic.

Ditëve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së.

Deputetët e PDK-së, Shaip Muja e Shukri Buja janë ata të cilët po kërkojnë me ngulm prishjen e koalicionit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Deklaratave të tyre u është kundërpërgjigjur nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili ka çuar “selam” PDK-së, se kur të duan le ta çojnë vendin në zgjedhje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme