PDSH: BDI-ja po i burgosë shqiptarët

Burgosja e shqiptarëve në proceset e montuara politike dhe keqtrajtimi i tyre nëpër burgje dhe nga ana tjetër, emërimi dhe zgjedhja e aktivistëve të BDI-së në prokurori e gjykata, ishin tema kryesore për të cilën PDSH-ja opozitare kërkoi sqarim nga ministri i drejtësisë që vjen nga radhët e BDI-së, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, raporton TV SHENJA. Emërimi i funksionarëve partiak në institucionet e drejtësisë, sipas PDSH është argumenti kryesorë që padrejtësia ndaj shqiptarëve të mbajë emrin BDI.

“Të nderuar shqiptarë, për padrejtësitë ndaj shqiptarëve ka vetëm një fajtor, emrin e ka BDI. BDI ka bërë Sopotin, BDI ka bërë Monstrën, BDI rrah për ditë shqiptarët nëpër gjykata, i mbush burgjet me shqiptarë të pafajshëm dhe i liron vrasësit, sepse drejtësia për BDI nënkupton ta mbrojë korrupsionin e vetë, ta mbrojë politikën e krimit, kriminelët e saj dhe ti dënojë pamëshirshëm shqiptarët. BDI ka politizuar dhe partizuar gjyqësorit. Jemi dëshmitarë se edhe përkundër vërejtjeve serioze të faktorit ndërkombëtarë vetëm kohëve të fundit BDI ka emëruar përplot aktivist partiak në prokurori dhe gjykata.”, ka deklaruar Bekim Fazliu nga PDSH.

Fazliu më tej pyeti funksionarët e BDI-së se si mundet që ministria e ekonomisë e cila katër herë rradhazi është udhëhequr nga funksionarë nga Çairi, len këtë komunë në baltë dhe gropa, ndërsa ndan 8 milion euro për fshatin etnik maqedonas edhe pse një fshat i tillë asnjëherë nuk ka ekzistuar në rajonin e Shkupit. Në fund, deputeti i PDSH-së bëri një krahasim me Malin e Zi ku siç tha ai, shqiptarët fituan zyrtarizimin e gjuhës shqipe pa gjak dhe pa luftë, ndërsa rikujtoi se shqiptarët në Maqedoni 16 vite pas luftës ende nuk kanë shkolla dhe nuk mund të ndryshojnë emrat e shkollave ekzistuese në vendbanimet shqiptare.

“Ditëve të fundit dëgjuam se në Mal të Zi po zyrtarizohet gjuha shqipe, interesant, NATO atje nuk e pengoi zyrtarizimin e gjuhës shqipe, as nuk kishte 2001, as nuk i çliroi askush shqiptarët në Mal të Zi, statistikat zyrtare madje thonë se shqiptarët atje nuk janë as 25 për qind por shumë më pak, por prapë u zyrtarizua gjuha shqipe. E di si mthanë ato, ne kemi fat se s’kemi BDI atje, prandaj u zyrtarizua gjuha shqipe atje. Pyetja ime për ministrin e BDI-së, pse nuk e unifikoni abetaren, pse si largoni tekstet shkollore që ofendojnë shqiptarët, pse emrat e shkollave në Çair nuk i ndërroni dot, pse s’ka shkolla shqipe në Lisice Idrizova, Manastiri, e Velesi e kështu me radhë”, tha më tej Fazliu.

Por për asnjërën nga tre pyetjet ai nuk mori përgjigje, pasi edhe në seancën e sotme si në pjesën dërmuese të seancave për pyetje të deputetëve nuk kishte asnjë ministër nga radhët e BDI-së. Mungesa e zyrtarëve të BDI-së, siç potencoi edhe Fazliu është shndërruar në një traditë për vite me radhë, ndërsa në çdo pyetje kryeparlamentari Veljanovski thotë se ministrat do të përgjigjen me shkrim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme