Penaltia e Ronaldos ngjall debat të madh në Serie A

Vëllai i Lorenzo Insigne nuk ishte aspak i kënaqur me akordimin e një penalltie për Juventusin pasi Cristiano Ronaldo u rrëzua në tokë dhe ai i veçoi tri raste të ndryshme të cilat vlerësoi se duhej të kishin qenë penallti për Napolin.

Juventusi e mposhti Genoan në mesjavë, falë një goli të shënuar nga pika e penalltisë në minutën e 96-të të ndeshjes nga Cristiano Ronaldo. Kjo penallti shkaktoi një debat të madh, pasi portugezi u duk se u rrëzua përkundër kontaktit të vogël që pat, transmeton Gazeta Express.

Fitorja kundër Genoas bëri që Juventusi të kthehet në kreun e tabelës së Serisë A, me një pikë më shumë sesa Interi, ndërsa Napoli është tetë pikë larg, pas barazimit me rezultat 2:2 kundër Atalantas.

Marco Insigne, vëllai i sulmuesit të Napolit Lorenzo, beson se rezultati i ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit nuk ishte i drejtë, pasi që thotë se tri penallti iu mohuan Napolit.

“Çfarë të themi për VAR-in? Do të jetë shkatërruesi i futbollit italian”, postoi Insigne në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, duke i postuar imazhet e incidenteve të cilat ai mendonte se duhej të kishin përfunduar në penallti për nënkampionin e sezonit të kaluar të Serisë A.

Lini Një Koment