Pendarovski në epërsi në anketa, Reka në vendin e tretë

Kandidati i koalicionit qeverisës për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka një epërsi të vogël karshi kandidates së opozitës maqedonase, Gordana Siljanovka, është bërë e ditur nga anketa e televizionit “Telma”.

Në pyetjen se për kë do të votonin, po të mbaheshin nesër zgjedhjet presidenciale, 25 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të ishte Pendarovski, derisa 22.4 për qind do t’ia jepnin voten Siljanovksës.

Kandidati i tretë në garën për president do të ishte Blerim Reka, që do të merrte 10.9 për qind të votave.

Ndërkohë, 17.9 për qind e të anketurave kanë thënë se nuk do të votonin për asnjërin kandidat, derisa 18.3 për qind kanë thënë se nuk kanë vendosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme