Për 24 orë, 24 aksidente në tërë Kosovën

Gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin kanë ndodhur 24 aksidente në trafik.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në tërë vendin gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 24 aksidente.

Sipas njoftimit të Policisë, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.

Nga 24 aksidente, pesë prej tyre kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 19 me dëme materiale, shkruan më tutje lajmi.net.

Po ashtu, në raportin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin janë shqiptuar 1 mijë e 19 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme