Për herë të parë në botë: Policia fillon të trajnohet me motoçikleta fluturuese

Kompania Hoversurf, me bazë në Kaliforni, ka ndërtuar një motoçikletë e cila fluturon.


Pas një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2017, Hoversurf i ka dhuruar Policisë së Dubait motoçikletën e parë të tillë, e njohur si Hoverbike S3 2019, dhe ata kanë filluar të trajnohen që tani për t’i ngasur ato, transmeton gazetametro.net.

Khalid Nasser Alrazooqi, drejtor gjeneral në departamentin e Intelegjencës, në Policinë e Dubait, ka thënë se mendon t’i vendosë në aksion këto motoçikleta rreth vitit 2020.

‘Për momentin kemi dy ekipe të cilat po trajnohen se si ta ngasin atë, dhe po mendojmë ta rrisim numrin’, ka thënë ai për CNN.

Ndryshe, Hoversurf ka konfirmuar se është në bisedime me tri kompani për t’i shpërndarë këto motoçikleta edhe në lokacione të tjera nëpër botë, pos në Dubai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme