Për Serbinë, Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur që nga viti 1999!

Një kumtesë, më shumë qesharake se sa cinike, e publikuar sot nga medie serbe, mëton ta bëjë të vërtetë një lajm të rremë të publikuar dje “se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për fluturime civile”.

Kumtesa thotë se “Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur që nga 6 maji i vitit 1999”.

Sipas saj, ky status i Aeroportit të Prishtinë ende është në fuqi në Serbi.

Kumtesa shton se çështja e normalizimit të trafikut ajror në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të forumeve ndërkombëtare në të cilat Serbi merr pjesë aktivisht.

“Si rezultat i këtyre bisedimeve, në vitin 2014 është hapur shtresa e sipërme e hapësirës ajrore e Kosovës me ç’gjë është lejuar që fluturaket të kalojnë nëpër këtë hapësirë. Në forume po vazhdojnë bisedimet për hapjen e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore të Kosovës” përfundon kumtesa.

Ndoshta do përkujtuar se ky Aeroport është i vërtetë i mbyllur, por vetëm për Serbinë.

Lini Një Koment