Përballë errësirës

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  / 11:00 

Shkruan:Selim ILJAZI

AI QË KA VENDOSUR TË GJURMOJË TË VËRTETËN GJEN KUNDËRSHTARË PËGJATË GJITHË JETËS! Humbja e kuptimit të së vërtetës sot ka bërë që ne mos ta njohim veten sinjë trup i përbashkët përball shumë sfidave që na trokasin në derën e historis. Jemi bërë imitues të gjithë asaj që na është ofruar ndër dekada, pa e vrarë asnjëher mendjen se ku qëndron thelbi i së vërtetës. Të flasësh për të vërtetën, të shkruash e mendosh për të, duhet sinqeritet, duhen vlera, pse jo edhe përkushtim njerëzor. Ne shqiptarët, ka kohë që e kemi humbur kuptimin për të. Ky fenomen i pazbërthyer në kuptimin sociologjik dhe sidomos historik, ka lënë gjurmë të pashlyera në ndërdijen tonë kolektive dhe individuale. Ka lënë defekte, të cilat kombi ynë po i paguan me një kosto të lartë edhe atë brez pas brezi. E vërteta mund të jetë e dhimbshme, madje edhe trishtuese dhe e pakapërdishme, mirëpo asnjëherë nuk mund të jetë e pakuptueshme, natyrisht nëse shtjellohet deri në fund. E këtillë është edhe e vërteta me fillimin e vitit shkollor 2016-2017, ku nxënësit shqiptar furnizohen me libra të grisura, ku librit nuk i dihet as fillim dhe as mbarimi. Kurse, nga Ministria e Arsimit thonë se gjithçka është në rregull me paralelet shqiptare dhe me librat që ju distribuohen nxënësve shqiptarë. Është TURP, sotë në këtë kohë nxënësit shqiptar mos kenë libra të reja, ku dhe shqiptarët në këtë shtet janë taksapagues. Është TURP, ta shikoshë fëmin duke mësua me libra aq të vjetra, të grisura dhe pa fleta. Pavarësisht se çka thonë, e çka do të thonë, pavarësisht se çfarë sasie e mjegullës folklorike do të prodhohet, pavarësisht përallave me “patriotë” e “tradhtarë”, ministrat shqiptar në vazhdimësi kanë qenë më afër me partit maqedonase se sa me shqiptarët. Tani në këtë kohë kur trendet globale dhe rajonale po ecin me hapa të shpejta, përfundimisht ka ardhur koha që shqiptarët ta heqin perden dhe të përqafojnë fatin e tyre të drejtë, duke ndërthurur një mendim të qartë ideologjik të rrugëtimit. Kuptohet, gjithmonë në shërbim të së vërtetës! – Derisa të mundem do të jemë kundër politikës: që me gjuhën, me masat apo me heshtjen e saj i ka bërë pothuaj të ligjshme shumë të këqija në Maqedoni për popullin shqiptar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme