Përballë ushtrisë së Serbisë me muskujt e Ramushit

Xhevdet Pozhari

Derisa Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë së saj dhe konsiderohet si një prej shteteve me armatën më të fortë në raport me shtetet me territor të ngjashëm, ne si Kosovë, edhe në vitin 2018 i gëzohemi projektligjeve për transformim të FSK-së në ushtri.

Thuajse, ende jetojmë në kohën e barcoletës kur Millosheviçi e pyeste Sali Berishën, me cilin aeroplan do të më sulmosh, me të parin apo të dytin?

Askujt nuk i bëhet vonë nëse je i pafuqishëm. Për më tepër, nëse tash e thuajse 2 dekada të është dhënë mundësia të ndërtosh shtet të fortë, e ne në vend të një shteti të mirëqenë, u bëmë robër të politikanëve të fuqishëm.

Sidoqoftë, urime që në 10 vitet e ardhshme do të bëhemi me ushtri. Deri atëherë, duhet të vetmjaftohemi me muskujt e kryeministrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme