Perez përgjigjet rreth transferimit të De Geas

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se “dikush po përzien me De Gean”, pas spekulimeve se portieri i Unitedit është afër transferimit te Reali.

David de Gea është i lidhur qe një kohë të gjatë me një kalim në “Santiago Bernabeu”, transmeton Koha.net.

Perez nuk ka mohuar asnjë spekulim sa i përket lojtarëve të lidhur me një kalim te Reali.

“Dikush po përzihet rreth De Geas. Nuk do të mohojmë gjithçka që është për transferet. Nuk do të punojmë për ndonjë transferim deri në fund të sezonit. Të gjithë janë vërtetë të kënaqur me Keylor Navasin”, është shprehur Perez, raporton Goal.