Përfundoi vlerësimi i 3500 shtëpive të përmbytura në rajonin e Shkupit

Deri tani janë vizituar 3500 shtëpi në rajonet e përmbytura, ndërsa 15 ekipe për vlerësim të mbjelljeve bujqësore kanë vizituar deri tani 800 parcela tokë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Emil Dimitriev gjatë vizitës së tij në Creshevë, duke premtuar kompenzim të dëmeve.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të fillojnë vlerësimi i automobilave dhe makinave bujqësore. Këtë vlerësim do ta bëj një komision i caktuar për këtë çështje. Gjithashtu, kryeministri bëri të ditur se analiza e tokës bujqësore do të bëhet falas.