Vrasje, pastrim parash, trafik droge, trafik armësh- këto janë akuzat që rëndojnë mbi trafikantin më të madh në botë, meksikanin El Chapo Guzman. 61-vjeçari po gjykohet nga drejtësia amerikane.
Por gangsteri ka vetëm një dëshirë: I mungon gruaja.
Që prej arrestimit në janar të vitit 2017, ai nuk e ka takuar gruan e tij, Emma Coronel Aispuro, 29 vjeç. Hetuesit druhen se ai mund t’i përcjellë asaj ndonjë mesazh.
Por tashmë baroni i drogës, që po gjykohet në Nju Jork, thotë se thjesht do që ta përqafojë njëherë të shoqen.
Avokati kërkon që ai thjesht ta përqafojë atë në momentin që futet në sallën e gjyqit. Vendimi nuk është marrë akoma.
El Chapo ka trafikuar tonelata me heroinë dhe kokainë drejt SHBA, duke fituar miliarda. Pavarësisht se pasuria e tij nuk dihet, ai mendohet se ka qenë njeriu më i pasur në botë në një moment.
El Chapo është përgjegjës për 3 mijë vrasje. Ai vetë thuhet se ka dhënë urdhër për ‘vetëm’ 33 vrasje.