Përkeqësohet gjendja e Blinerës nga Podujeva, kërkohet ndihmë urgjente

Blinera Berisha është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

Berisha aktualisht gjendet për shërim në Turqi, ndërsa shërimi i saj ka kosto të papërballueshme për familjen e saj. Kjo e fundit ka kërkuar nga vullnetmirët që t’i dalin në ndihmë.

Familjarët e të voglës Berisha kanë apeluar për ndihmë për kurimin e saj, pasi gjendja e saj është përkeqësuar dhe aktualisht është në gjendje kome.

“Blineres po i duhen 60.000 euro ajo është në gjendje kome per momentin gjendjen nuk e ka aspak te mirë.

Blinera Berisha është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe aktualisht gjendet për shërim në Turqi.

Andaj, familja Berisha kërkojnë ndihmë nga Shqiptarët, njerëzit vullnet mirë që t’ju dalin në ndihmë me mjete financiare për shërimin e Blinerës”, kanë shkruar familjarë të Blinerës.

Ndihmën tuaj mund t’a bëni përmes gjirollogarisë së Elvira Berisha (XK051401000013271622 në Banka Ekonomike.

Për më shumë informata shtesë, kontaktoni në këta numra të familjes Berisha:

045-652-898.

045-645-727

Lini Një Koment