Përkrahësi i Milosevic, Peter Handke, rrezikon të humbë shtetësinë austriake

Nobelisti Peter Handke foli pas daljes në media se ai kishte pasaportë të Jugosllavisë, të lëshuar më 1999’n, derisa në Kosovë kryheshin krime. Në fotografitë e publikuara vërehej qartë se ai kishte edhe shtetësinë jugosllave, ai tani sipas ligjit austriak mund të humbasë shtetësinë dhe po hetohet nga ministria e punëve të brendshme.


“Nuk kam shtetësi jugosllave, më dhanë pasaportën për të udhëtuar”, ka thënë ai për Vecernje Novosti.

Ishte raportuar fillimisht nga sajti hulumtues Intercept që në vitin 1999 në ambasadën e atëhershme Jugosllavisë ishte lëshuar pasaportë, me të cilën, sipas Intercept, nëse shqyrtohet ana ligjore ai me automatizëm humbet shtetësinë austriake.

Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë, sipas gazetës austriake Osterreich, pasi që u shfaqën të dhëna se Handke kishte pasaportë jugosllave, kanë nisur të shikojnë këtë rast.

“Kush vullnetarisht merr shtetësi të huaj me atë rast humbet, shtetësinë austriake. Për të mos humbur shtetësinë austriake, është e nevojshme që para marrjes së pasaportës tjetër, të kërkohet me shkrim leja dhe aprovimi” ka shpjeguar Ministria e Punëve të Brendshme të Austriake.

Ceket se për momentin po hetohet nëse Handke ka kërkuar aprovim të tillë, por siç njofton Osterreich, ka shumë pak gjasa që ky të jetë rasti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme