Përkujtohet në Kumanovë Komandant Shqiponja

Në rrjetet sociale dhe në mediat shqiptare në Maqedoni po shpërndahet një ftesë publike për pjesëmarrje në tubimin përkujtimor të Xhemail Rexhepin – Komandant Shqiponjën, që do të mbahet këtë të shtunë në Kumanovë.
Tubimi përkujtimor për Komandant Shqiponjën do të mbahet te salla e ish-Komitetit komunal të Kumanovës, me fillim në orën 18:00.

Shqiponja ishte kandidati më serioz për kryetar të degës së BDI-së në Kumanovë, të cilin e preferonte baza, mirëpo kryetari i BDI-së Ali Ahmeti caktoi kryetar tjetër pa respektuar statutin e partisë. Personi i caktuar nga Ahmeti si ushtrues detyre kryetar i degës, akuzohet se është autor i vrasjes, shkruan lajmpress.com.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë