Përleshje masive në Gjermani, plagosen shtatë shqiptarë

Të mërkurën në mbrëmje ka ndodhur një përleshje masive mes azilkërkuesve shqiptarë në Halberstadt, nga e cila kanë mbetur shumë të plagosur, shkruan volksstimme.de. Si pasojë dy shqiptarë janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa arsyet e zënkës fizike mbeten akoma të paqarta, përcjell botasot.info.
“Ne u thirrëm rreth orës 18.40 nga rruga Hans-Neupert-Straße, pasi kishin parë shumë azilkërkues duke qëndruar në tokë“, tha Thomas Springer. Policia në atë kohë ishte me detyrë në një ndeshje futbolli. Deri kur kanë ardhur forcat e policisë disa azilkërkues ishin arratisur, ndërsa shtatë janë gjetur të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje më të rëndë: të gjithë shqiptarë./Bota sot

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë