“Përplasja e parë Thaçi-Hoti”, vjen thirrja për kryeministrin: Bëje këtë, ose futu nën ndikimin e presidentit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t’ia ndalojë kryeministrit Avdullah Hoti, që nesër në Bruksel të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës.

Thaçi ka thënë se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Sipas tij, “kjo është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit”.

Atij i është kundërpërgjigjur kryeministri Hoti, i cili ka deklaruar se nesër nuk do të diskutohet për Asociacionin.

Ai ka thënë se me këtë po merren “njerëz që nuk kanë informacion”.

“Nesër nuk do të diskutohet për Asociacionin dhe ju po merreni me njerëz që nuk kanë informacion. Nesër nuk është një ditë e rrezikshme për Kosovën”, është shprehur Hoti gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në lidhje me negociatat për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

E sipas analistit Faton Mehmeti, këto replika në distancë, janë përplasja e parë Thaçi-Hoti, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se tani është momenti që kryeministri të tregojë fuqinë e tij, ose të futet nën ndikimin e presidentit Thaçi.

“Thirrja e zyrës së presidentit që Kuvendi t’i ndalojë kryeministrit hapjen e çështjeve të brendshme në Bruksel, shënon përplasjen e parë Thaçi-Hoti. Tani është momenti që Hoti të tregojë fuqinë e tij, ose të futet nën ndikimin e Thaçit”, ka shkruar Mehmeti në një postim në Facebook./BS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme