Personi i dyshuar për vrasjen tek ish-blloku nuk është vetëm truporja i Elvana Gjatës

Ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut rreth një javë më parë vazhdon që të dominojë diskutimet në median sociale.

Deri më tani duket se komentuesit kanë një vlerësim për komandon Meviol Bilo, një nga personat e shpallur në kërkim, i cili thuhet se ka vrarë Fabian Gaxhën dhe ka plagosur dy të tjerët, Ervis Martinin dhe Elion Haton.

Në një shkrim të publikuar nga Gazeta Shqiptare, thuhet se Bilo jo vetëm ishte truproja e Elvana Gjatës, por edhe kushëriri i saj.

Gazeta ka publikuar dëshminë e Ervis Martinit nga spitali. Ai e quan Bilon me nofkën “Kokëmadhi” dhe nga dëshmia e tij del se sherrin e ka nisur Fabian Gaxha, por komandoja nuk duket se ishte kaq i zoti. Martini thotë se Bilo e kishte të pamundur të qëllonte pasi ia kishin bllokuar krahët.

“Fabiani para 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer, dhe sipas mjekëve, atij i kishin ngelur edhe shumë pak muaj jetë. Kjo vërtetohet edhe me raportet, pasi ai nuk ishte mirë nga mendtë kohët e fundit. Ai ishte çuni i dajës tim, por ishte shumë konfliktual dhe kishte bërë disa konflikte rresht. Me Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja s’ka lidhje fare”.

“Me Ervin Matën s’kam pas lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba. Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘Kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks”.

“Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.

Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja në ato momente (Elion Hata), i cili ishte në tavolinë me mua, i tha ‘Kokëmadhit’: ‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri i komandës ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën”.

“Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme