Pesë të arrestuar për ‘trafikim me armë’

Policia e Kosovës, sot, ka arrestuar pesë të dyshuar, të përfshirë në trafikim me armë, njofton kumtesa.

Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është ndërmarrë operacioni policor “TRUDA”, në të cilin janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë bërë kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, transmeton Koha.net.

Kontrollet janë realizuar në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), dhe në rajonin e Mitrovicës (një lokacion).

Të dyshuarit e arrestuar gjatë këtij operacioni policor janë:

S. V. lindur me 1965 m/sh/k

R. V. lindur me 1967 m/sh/k

H. A. lindur me 1977 m/sh/k

S. Sh. lindur me 1953 m/sh/k

E. Sh. lindur me 1980 m/sh/k

Si prova materiale janë sekuestruar:

· 5 armë zjarri të vogla,

· 6 armë me gaz “Ekol” special 99 – kal. 9 mm,

· 1 pushkë gjysmë-automatike,

· 3 pushkë gjuetie,

· 2 pushkë ajrore,

· 341 fishekë, kalibra të ndryshëm,

· Pjese të ndryshme të armëve,

· 4 telefona celularë,

· 6400 euro para kesh, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale,

· Dy vetura (si mjet i kryerjes së veprës penale).

Personat e dyshuar, në bazë të aktvendimit të prokurorit, dërgohen në mbajtje.

Lini Një Koment