Pesë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Koshtovë

Pesë persona janë lënduar si pasojë e ndeshjes së tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, te fshati Koshtovë.

Lajmin për KosovaPress e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Në këtë aksident, i cili ka ndodhur sonte rreth orës 18.00, janë lënduar pesë persona, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme