Peter Handke që kundërshtoi bombardimet e NATO’s fitues i çmimit Nobel për Letërsi

Akademia Suedeze e Nobelit të enjten i ka shpallur dy fituesit e çmimit nobel për letërsi.

Fitues të sivjem të klstij çmimi janë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke

Arsyeja pse sivjet u shpallën dy fitues të letërsisë ka të bëjë me skandalin seksual që e kishte goditur akademinë vitin e kaluar për cka dhënia e çmimit për vitin 2018 ishte anuluar.

Sa i përket shkrimtari austriak, Peter Handke, bota shqiptare atë e njeh nëpërmjet qëndrimeve të tij kundër bombardimeve të NATO’s që sollën lirinë e Kosovës.

Ai madje vite më parë ka qëndruar në Kosovë ku serbëve të Hoçës së Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e një pishine në fshat.

Lini Një Koment