Petrich: Thaçi dhe Vuçiq duhet të vijnë deri te një kompromis historik

Ish i dërguesi i posaçëm i BE-së për Kosovën njëherësh ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjën, Wolfgang Petrich tha se është me rëndësi që Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, dy liderë kryesorë nga Ballkani, ndoqën festimet që shënuan 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

Ai në këtë mënyrë komentoi për faqen e internetit demostat.rs se presidenti serb dhe ai i Kosovës ishin gjithashtu midis liderëve kryesorë të takimit në kryeqytetin francez, duke thënë se “në Ballkan, edhe pas njëqind vjetëve të konfliktit që u ngrit nga konfrontimi austro-serb, ky konflikt nuk mbaron”.

“Shpresoj se ata dy nga kjo ceremoni morën mesazhin se vetëm një Evropë e bashkuar mund të zgjidhë çështjet ballkanike që vazhdojnë të dëmtojnë rajonin. Për ta bërë këtë një realitet, është e nevojshme që të dy ata të vijnë deri në një kompromis historik mbi konfliktin e fundit historik të mbetur, i cili do t’i japë fund Luftës së Parë Botërore”, u shpreh diplomati austriak./klankosova.tv/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme