Petritsch: Rrëzimi i Albin Kurtit, lojë e Amerikës

Rrëzimi i Qeverisë Kurti u kritikua shumë nga kosovarët. Por, krah atyre iu dolën edhe disa diplomatë të huaj.

Madje, disa të tillë kritikuan edhe qasjen e SHBA-së kundrejt zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, tha se kjo është një lojë e Amerikës.

“Kjo është shumë qartë si pasojë e lojës me top që amerikanët po luajnë tani”.

Edhe vetë kryeministri – tashmë në detyrë – Albin Kurti e hodhi fajin kryesor si shkak për mocionin pikërisht te marrëveshja finale me Serbinë.

Ai tha se kjo ishte një lojë e presidentit Thaçi – pjesë e të cilës tha se kurrë nuk do të bëhet – për të nënshkruar marrëveshjen e gatshme. Kurti tha se kjo është një “marrëveshje e dëmshme që ta rëndon qafën”.

Diplomati slloveno-austriak Petritsch, përveç në Kosovë, midis viteve 1999 dhe 2002 shërbeu si Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar për Bosnje dhe Hercegovinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme