Petulla me kos: Të shpejta e shumë të shijshme

Petullat e ngrohta, me pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë, edhe pa i shoqëruar fare, me asgjë, shija e tyre e plotë të përfshin tërësisht.

Petullat me kos, më të thjeshtat për t’u përgatitur.

Përbërësit


1 vezë

2 filxhanë me kos

125 gr miell

Gjysëm luge çaji me sodë buke

kripë

vaj për skuqje

sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja
Në një tas të madh, rrihni vezën dhe kosin, më pas shtoni dhe pak kripë dhe sodën e bukës.

Pasi të keni situr miellin, hidheni dalëngadalë tek tasi, duke e përzjerë gjatë gjithë kohës me ndihmën e një teli kuzhine.

Kujdesuni që të mos ju krijohen kokrriza të miellit, gjë që do t’iu ndikojë tek shija e petullave. Në në tenxhere pak të thellë hidhni mjaftueshëm vaj për skuqje, dhe vendoseni në zjarr që të ngrohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme