Peugeot premton koncept të jashtëzakonshëm në shtator

Gjiganti automobilistik Peugeot ka paralajmëruar se koncepti me pamje radikale të modelit më të ri do të jetë i pranishëm në sallonin e veturave në Paris, në shtator.

Jean-Philippe Imperato, drejtor ekzekutiv i kompanisë, nuk deshi të zbulojë detajet, por duke pasur parasysh planin e Peugeotit për të elektrizuar të gjitha modelet e reja nga 2019, nuk ka dyshim se kjo do të ketë një makinë EV.

Megjithatë, kompanitë franceze thonë se do të vazhdojnë të ofrojnë makina me benzinë dhe naftë, transmeton KP.

“Nuk do të jetë e njëjtë në të gjitha qytetet dhe vendet, por ne duhet të merremi me të”, tha Imperato.

Peugeot ka prezantuar tradicionalisht koncepte interesante, dhe i fundit ishte Instinct në Gjenevë më 2017.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme