Phelps e përfundon karrierën Olimpike me medalje të artë

Michael Phelps vendosi që ta provonte edhe njëherë, dhe si rezultat i kësaj, ai u çimentua në mendjet e një gjenerate të re të fansave amerikanë të sportit.

31-vjeçari fitoi një medalje të artë – të pestën në këto Lojëra Olimpike dhe të 23-ën në përgjithësi – duke notuar në stilin flutur në garën 4×100-metra të dielën në mëngjes, që ishte edhe gara e tij finale në karrierën e tij, raporton Reuters.

SHBA mposhti Britaninë e Madhe dhe Australinë me kohë 3:27.95, që shënon edhe një rekord të ri Olimpik, për t’u stolisur me të artën, transmeton Koha.net.

Pas garës, Phelps tha se ishin skuadër e fortë dhe e mirë-koordinuar.

“Jam gati për diçka tjetër. Karriera ime në not mund të ketë përfunduar, por e kam të ardhmen përpara për ta kthyer faqen dhe të nisi çfarëdo që dua. Nuk është përfundimi i karrierës, është fillimi i një rrugëtimi të ri”, tha ai.

Në Rio, Phelps ka arritur të fitojë pesë medalje të arta dhe një të argjendtë, duke u bërë Olimpisti më i dekoruar i të gjitha kohërave.

Medaljen e parë të artë, Phelps e fitoi në vitin 2000 si 15 vjeçar.