Pieter Feith: Pro shkëmbimit të territoreve, por nëse e përkrahë e gjithë shoqëria

Feith pro shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi, nëse e përkrah shoqëria
Ish-përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Pieter Feith është deklaruar në favor të idesë së shkëmbimit të territoreve.

“Është koha të bëhemi pragmatikë. Kjo histori ka zgjatur shumë, dhe ende nuk ka pajtim. Por, kjo (shkëmbimi i territoreve) do të mund të ndodhte vetëm nëse e gjithë shoqëria e përkrah. Le ta eksplorojmë idenë”, ka thënë Fieth për radion publike holandeze, NPO Radio 1, transmeton KTV.

Megjithatë, ai ka thënë se mund të ketë shumë probleme me këtë plan, sa i përket minoriteteve në të dyja anët e Ibrit, precedentin që mund të shkaktojë jo vetëm në Ballkan me Bosnjës, por edhe me Ukrainën e Gjeorgjinë. Por, në fund ka pohuar se shkëmbimi i territoreve mund të sjellë më shumë stabilitet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme