Pique: Ky është ekipi më i fortë në Ligën e Kampionëve

Gerard Pique ka thënë se Barcelona vazhdon të jetë skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve.

Gerard Pique ka theksuar se Barcelona mbetet rivali kryesor në Ligën e Kampionëve.

Ai beson se gjiganti katalan është skuadra më e fortë në garë.

Shorti që do të përcaktojë fazën e grupeve do të tërhiqet të premten.

Dhe, Pique është optimist se Barcelona do të luftojë për trofeun e madh.

“Ne jemi rivali që të gjithë duan ta mposhtin”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, duhet ta arsyetojmë epitetin”, theksoi Pique.