Plaçkitet banka në Klinë

Në Klinë është kryer një vjedhje në një bankë, kjo është vërejtur gjatë kontrollimit të kamerave, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në raportin e tyre 24’orësh, në të cilin thuhet se disa persona kanë kryer një vjedhje në një bankë në Klinë.

Përveç dëmeve material, ende nuk dihet se çfarë është vjedhur brenda saj.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar monitorues i kamerave të një banke ka raportuar se gjatë kontrollimit të kamerave kishte vërejtur se disa persona të maskuar janë duke kryer vjedhje në filialin e kësaj banke në Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe për momentin përveç dëmeve materiale nuk dihet se a ishte vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme