Plagoset një vajzë 14-vjeçare në Gllumovë të Shkupit

Një person tash për tash i panjohur dje rreth orës 20:20 në fshatin Gllumovë të Shkupit ka gjuajtur më shumë plumba, me ç’rast njëri prej tyre e ka qëlluar një vajzë 14-vjeçare, e cila në atë çast ka ndenjur me shoqet në oborrin e shtëpisë së vet.
Vajza është dërguar në Spitalin e qytetit të Shkupit ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Një plumb tjetër ka përfunduar në karrocerinë e “mercedesit” me targa të Shkupit, pronë e H.S. (42) nga fshati, që ka qenë i parkuar para shtëpisë së tij.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë