Plagosje në Fushë – Kosovë

Në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, dje ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Policia njofton se viktima mashkull K-Shqiptar në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri, transmeton Koha.net.

Viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë ndërsa njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar armën e llojit Shkorpion me 19 fishek dhe një gëzhojë të cal. 7.65 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.