Plaka 75 vjeç, rrëfen për rrahjet nga i biri (Video)

Prej vitesh pësonte dhunën e ushtruar nga i biri, një dhunë të cilës i ishte nënshtruar, pavarësisht të gjithave.

Të gjithë anëtarët e familjes në zonën e Fushë Bulqizës dhunoheshin vazhdimisht dhe nxirreshin nga shtëpia nga 55-vjecari Faik Alla, i cili qëndronte thuajse gjithë kohës i alkoolizuar.

Në një intervistë në News 24, 75-vjeçarja nuk e fsheh dhimbjen për arrestimin e të birit prej tre ditësh. Ndërsa tregon shenjat e episodit të fundit të dhunës, ajo deklaron se kreu denoncimin në polici, pasi nuk shihte më asnjë zgjidhje tjetër.

“Shiko si mi ka ba duart, prandaj qemë në polici, e futën në burg, ka tre ditë që rri në burg”,- tregon e moshuara.