Pleshti do largohet nga Barcelona

23 Gusht 2016 – Sakte.net 12:03

 

E ardhmja e Leo Messit pritet të jetë ne një tjetër klub, pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”.

Më konkretisht, skuadra argjentinase, Newell Old Boys, aty ku Lionel Messi ka hedhur hapat e parë drejt futbollit profesionist, ka një plan të madh për të transferuar 5 herë fituesin e Topit të Artë.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i klubit argjentinas, Cristian D’Amico, i cili shpreson që Messi të rikthehet te ky klub, “shkruan Goal”.

“Jam i bindur, ashtu si shumë nga shokët e mi, që ne mund të bëjmë histori si një klub në qoftëse ne marrim lojtarin më të mirë në botë. Mendoj se do ta kemi kënaqësinë që Messi ta veshë fanellën”, u shpreh D’Amico.

Messi aktualisht ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018.