Po e kërkojnë të gjithë, por ky është çmimi i Joao Felix

Joao Felix është sensacioni i futbollit evropian.

19 vjeçari ka dhuruar një tjetër shfaqje të paharruar duke shënuar tri gola në fitoren 4:2 të Benficas ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës.

Këto gola dhe këtë paraqitje, Felix e ka bërë para syve të agjentëve të skuadrave të mëdha.

Manchester United, Juve, Inter, Bayern, Chelsea, Tottenham, Arsenal, Leicester dhe Manchester City, kanë qenë të enjten në stadiumin e Benficas, për të përcjellë enkas paraqitjen e talentit portugez.

Por, për të arritur të Felix, këto skuadra duhet të bindin Benfican, që e vlerëson lojtarin 120 milionë euro.

Lini Një Koment