Po shkonin për pushime, këngëtari përplas familjen

Po shkonin me pushime, përfshihet në aksident familja nga Elbasani, shtatë persona të plagosur.

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin Gjirokastër– Kakavijë. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur midis tyre në afërsi të Dervicianit.

Për pasojë, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve dy fëmijë, 3 dhe 7 vjeç, ky i fundit me dëmtime në kokë. Ndërsa në total, në aksident u përfshinë 7 personat, të cilët ndodhen në Spitalin e Gjirokastrës. Të dhënat nga spitali tregojnë se të plagosurit kanë pësuar dëmtime dhe fraktura si pasojë e përplasjes së fortë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se familja prej pesë anëtarësh, çifti i bashkëshortëve, Renato Turkaj, 44 vjeç, Romina Turkaj, 29 vjeçe, dy fëmijët e mitur, 7 dhe 3 vjeç, si dhe prindërit e 29-vjeçares, Vjollca Pitja, 56 dhe Agron Pitja 59 vjeç, vinte nga Elbasani drejt Sarandës për pushime, ndërsa në afërsi të fshatit Dervician, automjeti tip “Benz” me targa AA 179 EJ i ka prerë rrugën mjetit “Jeep”, duke dalë nga një rrugë dytësore.

Si pasojë e shpejtësisë dhe rregullave të gabuara të qarkullimit rrugor, makinat janë përplasur rëndë, ndërsa mjeti tip “Jeep” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Aktualisht, të gjithë personat e dëmtuar ndodhen në repartin e kirurgjisë pa pasoja të rënda për jetën.

Mësohet se në mjetin që dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit si pasojë e daljes së gabuar në rrugën kryesore, ndodhej 55- vjeçari Kristaq Kola nga fshati Goranxi, në Dropull.

Ai është një këngëtar i muzikës popullore, i njohur në zonë. Dyshimet e para flasin për humbje të përqendrimit në timon nga ana e tij, pasi mësohet se vinte pas një dasme të zhvilluar gjatë natës, ku ai ishte pjesëmarrës si këngëtar. Policia Rrugore shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Në fuoristradë po udhëtonin gjashtë persona të një familjeje nga Elbasani, të cilët po iknin me pushime në jug të vendit. Të plagosurit janë: R.T., 44 vjeç, që ishte drejtuesi i makinës dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, R.T. 29 vjeçe, K.T., 7 vjeç, A.T., 3 vjeçe, A.P., 59 vjeç dhe V.P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan. Ndërsa në mjetin tjetër tip ‘Benz’ ndodhej vetëm drejtuesi 55 vjeç, me inicialet K.K. Të shtatë të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme