Polemikë me Haxhi Arifin

Nga Basri Demiri

Në takimin  e fundit të  Sindikalistëve së Kosovës, kryetari i saj z. Haxhi Arifi, në mes tjerash tha” Do ta ndryshojmë ligjin për mësimdhënësit e viteve 90 / 99 në Republikën e Kosovës.

Pyes z. Haxhi Arifin :

– A e din kush e ka kërkuar këtë Ligj?

– Çka kërkohet në këtë Ligj dhe si ka shkuar procedura e hartimit i këtij  ligj deri te kërkesa e Haxhi Arifit për ndryshimin e tij?

E ndjej obligim moral dhe shoqëror që ta vejë në dijeni z. Arifin  dhe opinionin e gjerë të Kosovës.

Kërkimin për hartimin e këtij ligji e kanë bërë mësimdhënësit , të cilët kanë punuar gjatë viteve 90 / 99, kur Kosova ishte nënë një okupim klasik nga elementet barbare. Kërkesat janë shtruar te individët , të cilët e kanë drejtuar në aspektin moral, profesional dhe institucional procesin mësimor gjatë viteve 90/99.                          Në aspektin ideor ka vepruar Presidenca   e Republikës së Kosovës,në krye me Dr. Ibrahim Rugova ku është marr vendimi për mbajtjen e mësimit të pavarur shqip. Kuvendi i Republikës së Kosovës,në krye me Akademik Idriz Ajeti dhe  Qeveria e Kosovës Ndërsa, punën praktike e kanë realizuar :  Kryetar i LASH-it ‘’N. Frashri” Dr. Rexhep Osmani. Kryetari i Komisionit  Parlamentar për Arsim, Prof. Zijadin Gashi, Kryetari i Komisionit për Arsim i LDK-së Dr. Hajrullah Koliçi dhe Kryetari i SBASHK-ut , Dr. Agim Hyesni. Kjo përbërje ka pasur  strukturat e njëjta në nivelin komunal. Dihet se merita të veçanta kanë  mësimdhënësit , nxënësit dhe prindërit.  Mirëpo, mësimdhënësit  kanë qenë me barrën më  të rënd. Kjo përbërje me 10 korrik 1995 , formoi Këshillat Komunale për arsim. Pra, z. Haxhi Arifi, mësimdhënësit punuan për 10 vite pa as një burim të jetës. Nuk e humbën as një orë mësimi. Vazhdimisht të kërcënuar, maltretim dhe rrahje. Pikërisht , këta kanë bërë kërkesa sepse 50% e tyre tash janë në pension,pra afro 7000 veta.

Ndërsa, ajo që kërkohet në këtë Ligji është shumë e qartë:

Të zbatohet vija institucionale e shtetit. Ne sot kemi Ministrinë përkatëse të arsimit, e cila i sugjeron Qeverisë për procedim  në Kuvendin e Republikës. Kuvendi i Republikës merr vendim . Pra, z. Haxhi Arifi, ti dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut po e nëpërkëmbeni MASHT-in, Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë, personalisht  kam vërejtje të shumta në punën e Qeverisë e Kuvendit, por derisa të jenë në veprim duhet ti respektojmë vendimet që dalin nga ato. Ndoshta, është edhe ndonjë marrëveshje individuale midis jush për ti mjegulluar punët. Ndoshta mundë të ketë edhe korrupsion sepse elementet e tilla mund të jenë të ndikuara edhe nga politikat jashtë Kosovës  për ta devalvuar  procesin e arsimit shqip të viteve 90/ 99 në Republikën e Kosovës. Dikush mund të pyet: Përse të ndodh kjo dhe cili është qëllimi i këtyre të mjerëve..

Propaganda e armiqve tanë të jashtëm dhe kapja e këtij gërrepi nga individët e brendshëm, ndonjë me vetëdije e ndonjë pa vetëdije .

E ndjej obligim moral që të sqaroi pse ndodh kjo lojë.

Veler, këshilltar ndërkombëtar i ekipit të unitetit  në Rambuje në librin e tij-  Shtetësia e Kontestuar  thotë:  “Një nga kriteret e njohjes të drejtës për vetëvendosjes është aftësia për vetë administrim. Në rastin e Kosovës ky kriter është dëshmuar  si i vetëm   në lëmin e arsimit”.

Pra, lëmi i arsimit në periudhën 90 / 99, ka vulosur fatin e pavarësisë të Kosovë. Prandaj, Serbia me tërë potencialin e mundshëm që ka po pretendon që të destabilizojë procesin arsimor, përmes lëngove  të vet duke stimuluar në forma të ndryshme. Një nga këto forma të këtij stimulimi është mjerisht edhe neglizhenca  apo  pengesa të tjera nga Qeveria ,e cila nuk po e dërgon  Ligjin në Kuvendin e Republikës së Kosovë që nga  26. 02. 2013, kur  është bërë kërkesa me 13oooo mijë nënshkrime.

Në mbështetje të nenit 65 pika 9 të Kushtetutës së  Republikës së Kosovës dhe nenit 40 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen  plenare  të mbajtur më 11 dhe 18 prill 2013 ,pasi debatoi lidhur  statusin  e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në vitin shkollor  1999 dhe kërkesë së shqyrtuar nxori  Rekomandimet:

Të nxirret ligj i veçantë për statusin e punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në vitin shkollor  1998/ 99…………..

Ky ligj të përfshi, në mes tjerash, rregullimin e statusit të :

-Mësimdhënësve, ……………..

Qeveria e Republikës së Kosovës ta hartoi  këtë, në afat kohor prej 3 muajsh

Dhe ta procedoi  për miratim në Kuvend. Rekomandimi Nr. 04-D0-1543 /1 18.4. 2013.

Ligji është hartuar  nga MAHT dhe dërguar me kohë në Qeveri,por nuk është

Përcjell në Kuvend. Ky ligj  është kërkuar të rishqyrtohet më dhe i përmirësuar

Është  dërguar  20.4.2015, në Qeveri ku po pret Godon.

Në mbështetje të këtyre të dhënave po del se Haxhi Arifi dhe Arifat e tjerë duhet ta japin

Vizën me gisht. Mos shqyrtimi  në Kuvend i këtij ligji do të sjell dilema individuale dhe

Grupore. Fondi Monetar Ndërkombëtar e përkrah  shpenzimin materjal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme