Policia: Aktivisti i arrestuar i Vetëvendosjes kërkohej që nga nëntori

15:23    2 Shtator 2016     Sakte.net

Policia e Kosovës ka informuar për arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Fetahu nga Lipjani rreth orës 01:30.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka treguar se aktivisti i tyre nga Lipjani është arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga 2 nëntori i vitit të kaluar dhe sipas tyre ai ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë.

Fetahu është dorëzuar tek njësitë përkatëse ët hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore.