Policia e Kosovës arreston personin e shumëkërkuar, kërkohej për këto 5 vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar Tim Kajtazin nga Istogu, i cili ka qenë i kërkuar për pesë vepra penale, ‘lëndim i lehtë trupor’, ‘posedim i narkotikëve’, ‘dhunë në familje’ dhe ‘shmangie nga pagesat e tarifave të detyreshme doganore’, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se “pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 02.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë”.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Ai kërkohej për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Posedim të narkotikëve’, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme