Policia e Kosovës me plan për sigurinë gjatë sezonit të verës

Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ për të evituar problemet e sigurisë që mund të shfaqen gjatë sezonit të verës.

Duke pas parasysh se gjatë këtyre dy muajve pritet fluks i bashkatdhetarëve dhe shtimi i aktiviteteve dhe gazmendeve të ndryshme familjare, Policia e Kosovës ka përgatitur këtë plan me qëllim të menaxhimit të situatës. Pjesë e këtij plani është shtimi i kapaciteteve nëpër vende ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve.

Duke iu referuar nevojave dhe gjendjes aktuale për sa i përket kësaj dukurie negative, në vazhdimësi në kuadër të Policisë së Kosovës janë hartuar programe dhe plane të veprimit të cilat konsistojnë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve si dhe njëkohësisht për vetëdijesimin e tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha tha për Radio Kosovën se synimi i policisë është që ahengjet dhe manifestimet e ndryshme të shkojnë mbarë, qetë dhe pa të shtëna, në mënyrë që të festohet me dinjitet.

Lini Një Koment