Policia jep detaje: Kjo është shuma e parave që kanë vjedhur hajnat në pompën në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mëngjesit të djeshëm, nën kërcënimin e armëve, hajdutët kanë vjedhur 600 euro në një pompë në Ferizaj.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë orës 3:15 të mëngjesit të djeshëm, hajdutët nën kërcënimin e thikës kanë vjedhur 600 euro në pompë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armëve të ftohta-thikë ia kanë grabitur 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Si bëhet e ditur tutje, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Lini Një Koment