Policia jep detaje për vrasjen e tre personave në Gjakovë, nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e tre personave sot bë Gjakovë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga PK-ja, thuhet se vdekja e personave është konstatuar nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal “Isa Grezda”.

Ndërsa deri më tani nuk ka të arrestuar.

Kjo është komunikata e plotë:

Me datë 23.08.2016 në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën “Ismail Qemajli” ka të shtëna me armë zjarri.

Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes  në kafiterinë ,, Deep Bar” ku kishte ndodhur  vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Njëra nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal ,,Isa Grezda “ në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.

Viktimat janë:

1.            V. I / shqiptar / kosovar i moshës 35 vjeçare.

2.            A. I / shqiptar / kosovar i moshës 28 vjeçare.

3.            Z. K/ shqiptar / kosovar i moshës 37 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Deri më tani nuk ka të arrestuar, patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.