Policia konfiskon 20 kg marihuanë, shoqëron pesë persona

Policia e Kosovës ka ndaluar pesë persona, pasi ka hasur në mbi 20 kilogramë marihuanë.

Aksioni është zhvilluar të martën pas një hetimi dymujor.

Sipas raportit të Policisë, janë ndaluar tri vetura dhe në një prej tyre janë gjetur 13.8 kg marihuanë.

Gjatë ndalimit të veturave janë shoqëruar në Polici pesë persona, të gjithë shtetas kosovarë.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit janë bastisur edhe disa lokacione të dyshimta dhe te të dyshuarit janë gjetur 6.2 kg marihuanë, pastaj tri peshore, qese për paketim të substancave narkotike, dorëza, armë zjarri, karikator, fishekë, 11 paketime me cigare të mbushura me marihuanë dhe 7.540 euro.

“Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrin në 20 kg e 31.1 gramë, ndërsa përveç gjësendeve të cekura më lartë, po ashtu është bërë edhe konfiskimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të mërkurën.Policia konfiskon 20 kg marihuanë, shoqëron pesë persona

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme