Policia mësyn në Vlorë me forcat speciale, arrestohet një person

Disa forca speciale të policisë kanë kryer një aksion blic në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku raportohet të jetë arrestuar një person me precedentë penalë.

Operacioni ka nisur orët e para të mëngjesit dhe shënon “lëvizjen e katërt” në rradhë të policisë nëpër qytetet e vendit. Deri më tani mësohet se personi i shoqëruar nga policia është kapur me armë dhe disa kilogramë drogë të tipit kanabis sativa.

Ende nuk është mësuar identiteti i të arrestuarit.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, policia e shtetit ka kryer një sërë aksionesh blic kohët e fundit në Shkodër, Elbasan e disa zona të tjera.

Lini Një Koment