Policia ndalon një maqedonas, po kontrabandonte mallra nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi gjatë kontrollimit i janë gjetur tetë pako me nga 100 copë tapeta muri duke i futur nga Kosova në Maqedoni.

 

Siç njofton PK, malli i kontrabanduar i është dorëzuar Doganës së Kosovës , ndërsa i dyshuari është depërtuar në Maqedoninë e Veriut.

“SPMK Hani i Elezit 17.08.2020-17:15. Raportohet se patrulla policore kufitare gjatë patrullimit ka ndaluar te dyshuarin mashkull shtetas i R. së Maqedonisë së Veriut i cili kishte tetë pako me nga 100 copë tapeta muri duke lëvizur nga territori i R. së Kosovës në drejtim të territorit të R. së Maqedonisë së Veriut. Në konsultim me prokurorin e shtetit , malli i kontrabanduar i dorëzohet Doganës së Kosovës , ndërsa i dyshuari i lartëcekur depërtohet në R. Maqedonisë së Veriut”. /Lajmi.net/ 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme