Policia po merret me rastin e Grabovcit (Foto)

18:39 / E premte, 12 Gusht 2016

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin e kërcënimit ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit.

Indeksonline raportoi për një letër në të cilën kërcënohet Grabovci.

“Tokat tona i kemi mbrojt me gjak, mos i shit se kerset zolla në shpin tane”, shkruhej aty.

Ndërsa ky kërcënim është konfirmuar edhe nga Grabovci i cili ka theksuar se tashmë ka dërguar rastin tek organet kompetente në vend.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se hetimet rreth këtij rasti tashmë kanë filluar.

“Kemi pranuar informatën, dhe jemi duke e trajtuar rastin”, ka thënë shkurt ajo.

Sipas saj, në këtë fazë të hetimeve nuk mund të zbulohet asnjë detaj më tepër. “Në këtë fazë të trajtimit të informatës asnjë detaj më shumë nuk mund të publikohet”./Indeksonline/

 

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë